Policia e Kosovës me një postim në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se kanë bërë identifikimin e një personi që kishte bërë tejkalim të parregullt në qytetin e Gjakoves.
Rasti në polici ishte dërguar nga një qytetarë, dhe pas kësaj njësitet përkatëse të policisë kanë bërë identifikimin e personit.
Dhe nga kjo del se këtë tejkalim të palejuar e kishte bërë një grua.
Për këtë, shoferja e veturës, mori një gjobë prej 150 euro, 2 pikë negative, si dhe 3 muaj konfiskim të lejës së vozitjes.
Postimi i plotë:
Identifikohet vetura dhe ngasësi që kishte bërë tejkalim të parregullt (raportuar nga një qytetar)
Gjakovë, 22 maj 2023
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, ka arritur të identifikojë veturën dhe ngasësin e saj (femër, kosovare) e cila me datën 19.05.2023, kishte bërë tejkalim në vijë të plotë në fshatin Mrasor-Gjakovë. Kundërvajtja ishte regjistruar me video incizim nga ana e një qytetari, dhe është raportuar në Policinë e Kosovës përmes e-mail adresës info@KosovoPolice.com. Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, të njëjtës, ju është shqiptuar gjoba 150euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj konfiskim të patentë shoferit si masë mbrojtëse.
Bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe publikut është jetik në promovimin e sigurisë në trafik. Duke iu bindur ligjeve të trafikut, duke qenë vigjilentë dhe duke raportuar çdo situatë të rrezikshme, do të jemi kontribuues në krijimin e një ambienti të sigurt.