Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka shqiptuar 6 muaj burgim dhe 4 mijë euro gjobë të pandehurit me inicialet Sh.A. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike i pandehuri, “me datën 11.05.2016 në Gjakovë në cilësinë e zyrtarit në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Gjakovës, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që të sjellë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.
“Shkaktoi dëm të tjerëve në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit nr. 02/L- 121 për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin, personit deri me tani të panjohur N.N, në mënyrë të kundërligjshme, pa verifikuar të dhënat, ia vërteton të dhënat se gjoja personi në fjalë quhet B. V. i lindur me dt. .. . .. . …. nga i Faqe 2 nga 2 ati A. dhe e ëma Z. banues në Gjakovë në Rr. ‘N.T.’ nr. … dhe me pas në të njëjtën ditë të njëjtit ia lëshon ekstraktin nr. E- …….., E-…….. dhe E-…….. duke i mundësuar që në ish Zyrën Regjistrimit Civil tani Q.P.D në Gjakovë, me të dhënat e rrejshme të vërtetuara nga i pandehuri me datën 12.05.2016 të pajiset me dokumente personale si Letërnjoftim, ndërsa me datën 16.05.2016 me Pasaportë dhe me Patentë Shofer’”.