Një ngjarje aspak e zakonshme ndodhi së fundi në rajonin e Gjilanit, saktësisht në fshatin Stanishor të ‘Novobërdës’ apo njohur ndryshe si Artana.
Dy shqiptarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut u kidnapuan dhe keqtrajtuan nga pesë persona të dyshimtë, dy prej tyre zyrtarë policorë.
Lajmi.net mëson se të përfshirë në këtë rast janë zyrtari policor Visar Kërqeli në bashkëpunim me të dashurën e tij Marigona Islami, F.Sopi si dhe një zyrtar tjetër policor Besjan Neziri.
Të njëjtit kishin organizuar planin për kidnapimin e dy viktimave dhe kërcënimin e tyre edhe me vdekje.
Kerqeli i cili cilësohet si organizator i gjithë kësaj i kishe dërguar vazhdimisht familjarëve të viktimave video-incizime ku Marigona Ismali ( të cilën e prezantonte si bashkëshorten) shihej në shtrat me njërin prej tyre dhe kësisoj kërcënonin ata që duhet dërguar para në të kundërtën do t’i publikohen këto pamje.
Madje zyrtari policor shkoi edhe më larg duke ofenduar familjarët dhe duke u kërkuar që gruaja e viktimës të vinte dhe të kryente marrëdhënie me të.
Visar Kërqeli dhe të tjerët kërkuan shumë parash nga viktimat, por që më pas njëri nga familjarët lajmëroi rastin në Policinë e Kosovës dhe kësisoj të njëjtët u arrit të arrestoheshin dje në Stanishor, në rajonin e Gjilanit.
Rasti në fjalë po vazhdon të hetohet derisa duhet përkujtuar që nga Prokuroria Themelore në Gjilan dje u theksua se pesë personat u ndaluan nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” ndërsa pritet që prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të pandehurve do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan.
E gjithë ngjarja e djeshme u zhvillua në një prej villave të njohura në Stanishor, në kuadër të komunës së Novobërdës e quajtur “Gërsheta”.
Pas arrestimit Policia e Kosovës si prova materiale ka arritur të gjejë dhe konfiskoj edhe tri armë (revole), dy prej të cilave ishin revole zyrtare, dy palë pranga të plastikës, dy vetura pronë e të dyshimtëve, si dhe prova të tjera materiale.