Një grup i organizuar prej 17 motoçiklistëve shqiptarë kanë marrë rrugën me sfida nga Zvicra, për të vizituar vendlindjet dhe vendet e rëndësisë së veçantë në Kosove dhe Shqipëri.
Ata sot do të vizitojnë Prekazin dhe familjen legjendare të Jasharajve, me ç`rast pritet që një pjesëtar i familjes t’i pres dhe përcjell gjatë vizitës së tyre.
Pas Prekazit ata do të vizitojnë Prizrenin dhe vazhdojnë rrugën e tyre në Shqipëri.
Kështu ka njoftuar kryesia e klubit kombëtar shqiptar të Motoçilistëve Shqiponjat.