Ditë më parë u raportua për një tentim vrasje në qytetin e Ferizajit, ku disa persona deri sa po lëviznin me veturën e tyre, janë qëlluar me armë zjarri nga një veturë tjetër, njofton Gazeta Papirus.
E njësitet e policisë i u ishin vënë pas ‘atentatorit’, por ai sot ka zgjedhur të vetëdorëzohet së bashku me armën që ka përdorë.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar ngë mbajtje.
Njoftimi i plotë:
“VRASJE NË TENTATIVË Rr. Reçakut, Ferizaj 20.05.2023 – 02:05. Lidhur me rastin me datën 22.05.2023 në stacion policor është vet-dorëzuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.