Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale me diell paradite, ndërsa pasdite ka mundësi për rrebeshe me bubullimë, njofton Gazeta Papirus.
Sipas Prishtina Weather, javën vijuese paraqiten kushte të motit më të ngrohtë mbi vend, por se mbetet ende i paqëndrueshëm.
“Paraditeve do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa orëve të pasdites priten zhvillime të vransirave, që më vonë lokalisht edhe shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullima.
Aty këtu priten mundësi edhe për breshër dhe erëra më të fuqishme me zhvillime të rrebesheve. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 21C e 25C, e ato minimale 9C deri 12C.”