Qendrat e votimit për zgjedhjet e vitit 2023 në zonat zgjedhore të Greqisë u mbyllën në orën 19:00.
Pas mbylljes së qendrave të votimit kanë dalë dhe exit poll-et e para në Greqi. Sipas asaj që raporton Protothema, Demokracia e Re e drejtuar nga kryeministri aktual, Kyriakos Mitsotakis ka siguruar një fitore të qartë e të pastër ndaj SYRIZA-s, me 11 përqind më shumë të votave.
Gjithnjë sipas exit poll-eve, Demorkacia e Re pritet të marrë 36-40 përqind të votave. Ndërsa SYRIZA e Alexis Tsipras mbetet pas me 25-29 përqind të votave.
E treta renditet PASOK me 9.5-12.5 përqind të votave.
Pjesëmarrja në zgjedhje raportohet të ketë qenë mbi 48.76%.
Rreth 9,8 milionë qytetarë votuan këtë të diel në Greqi, në 21 529 qendra votimi për të zgjedhur 300 anëtarët e parlamentit grek për një mandat 4-vjeçar. 400 000 ishin votues për herë të parë, të cilët kanë mbushur këtë vit 17 vjeç.