Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 2023” ka thënë se ky ushtrim është i rëndësishëm në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin evropian, për FSK-në, njofton Gazeta Papirus.
Osmani theksoi se FSK-ja është përkrah shteteve të ndryshme, por ndajnë një kauzë të përbashkët.
“Sot qëndroj para jush për të nderuar guximin dhe përkushtimin e palëkundur në këtë stërvitje ndërkombëtare. Ju jeni përfaqësuesit idealë, jeni gardianët e paqes dhe sigurisë në një botë komplekse. Në këtë stërvitje ndërkombëtare ju jeni krahas shteteve dhe forcave të ndryshme, por ju ndjekeni një kauzë të përbashkët. Ju jeni mishërimi i punës në grup, drejt një qëllimi të përbashkët. Sigurisë dhe vlerave tona. Ky ushtrim është një simbol për të ruajtur paqen dhe sigurinë në një botë që po sfidohet kjo… Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinent evropian për FSK-në”, ka thënë Osmani.
Ky ushtrim udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e bashkëpunimit në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj Evropës.
Ushtria jonë do të kryejë stërvitje të përbashkëta me ushtritë e vendeve partnera nga NATO