Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë. Për herë të parë pa çlirimtarët. Festa duket të jetë më e zbehtë pa ata të cilët kontribuuan për lirinë. Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjenden në Hagë ku po akuzohen për krime lufte, shkruan Gazeta inFokus.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tjerë 17 shkurtin e festojnë prapa grilave.
I pari që u arrestua është, udhëheqësi i njësiteve guerile të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Ai u arrestua me 24shtator.
Menjëherë me datën 25 shtator të vitit 2020 u bastisën zyrat e OVL-UÇK- së, ku u arrestua kryetari kësaj organizate, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj të cilët po akuzohen për pengim të drejtësisë dhe publikim të dokumenteve konfidenciale.
E po në këtë vit u arrestuan nga njësi të Gjykatës Speciale, fillimisht Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të cilëve iu bastisën shtëpitë me orë të tëra dhe më pas edhe u arrestuan për tu nisur për në Hagë.
Pas tyre me ftesën që iu bëri Gjykata Speciale u vetë dorëzuan edhe ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili para nisjes për në Hagë dha dorëheqje.
Po të njëjtën ditë u vetë dorëzua edhe bashkëluftëtari i Thaçit, Kadri Veseli i cili po ashtu po akuzohet për krime lufte.
Ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjenden ende në paraburgim në Gjykatës Speciale dhe se kur do të fillojë gjykimi ndaj tyre pritet të merret vendimi në vitin 2021 në seancat e radhës të kësaj Gjykate.
Ish krerët e UCK-së pas luftës ushtruan funksione të rëndësishme shtetërorë dhe ish pikërisht Hashim Thaçi ai i cili e nënshkroi edhe deklaratën e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.
Festa këtë vit është më e zbehtë e sidomos për ata që presin që familjarët e tyre të iu kthehen faqebardhë nga Haga.