Dje në Autostradën Arbë Xhaferi mbeti i vdekur një shofer kamioni në afërsi të qytetit të Lipjanit, shkruan Gazeta Metro.
Dhe për këtë Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.
Personi i vdekur në këtë rast sipas tyre është një shtetas nga Shqipëria.
Vdekja kishte ardhë si pasojë e një aksidenti në mes të dy kamionëve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore dhe se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Intitutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Njoftimi i plotë:
“Autostradë, Lipjan (NN) 20.05.2023 – 14:20. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve, njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të shtetit të Shqipërisë me drejtues meshkuj dhe si pasoj përveç dëmeve materiale lëndim vdekje prurës ka pësuar viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.