Manchester City fiton titullin e Premier League.
Skuadra e Pep Guardiolës “kurorëzohet” si kampione për këtë sezon në elitën e futbollit anglez, pas humbjes 1-0 të Arsenal ndaj Nottingham.
Ky rezultat bën që Gooners të jenë katër pikë larg kreut, por ekipi i Artetas e ka dhe matematikisht të pamundur të arrijë “Citizens”, pasi ka për të luajtur vetëm një ndeshje, ndërkohë që City ka edhe 3 takime në program.
Për Manchester Cityn ky është titulli i nëntë në histori pas atyre të fituara në vitet 1936/37, 1967/68, 2011/12, 2013/14, 2017/18, 2018/19, 2020/21 dhe 2021/22. Ky sukses duket totalisht i merituar për Haaland & Co, që në 35 ndeshje kanë shënuar 92 gola dhe kanë pësuar 31.
Ky grup mund të marrë në shtëpi për këtë sezon të tjerë trofe, pasi luajnë finalen e FA Cup ndaj rivalëve të qytetit të Manchester United dhe përballen me Interin në finalen e UEFA Champions League.
Në krahun tjetër, Arsenali duhet të kënaqet me rikthimin në grupet e Champions.