Avokati i njohur, Arianit Koci ka ardhur me një urim të veçantë në 13 vjetorin e Pavarësisë.
Koci duke shpërndarë fotografinë e komandantit legjendar Adem Jashari ka thënë se sakrifica e tij dhe e dëshmorëve sollën lirinë e vendit dhe shtetin e Kosovës.
Por Koci tutje thotë se ne devijuam prej rrugës së tij, Shkëlzenit, Luanit, Fehmisë, Xhevës, Agimit, Ibrahim Rugovës dhe shumë të tjerëve.
“Sidoqoftë, të kaluarën e lavdishme, do ta kujtojmë përherē. E sa i pērket tē ardhmës – të gjithë jemi akterë aktiv.Rrugën tënde, do të mundohemi ta vazhdojmë me shumë punë, tolerancë, moral, ndershmëri dhe urtësi për zhvillim ekonomik e social.Unitet dhe paqe, mbi të gjitha”Urimi i plotë:Komandant,
Sakrifica e jote dhe e dëshmorēve të tjerë, na solli lirinë. Na solli shtetin e Kosovës.
Jam i sigurt, sado paradoksale që duket, se ke luftuar për paqe – se ideali i yt ka qenë: toleranca, mirēqenia, harmonia nē mes të popujve dhe mbi të gjitha, shteti stabil.
Tani, ne devijuam prej rrugës tënde. Rrugës së Shkēlzenit, Luanit, Fehmisë, Xhevës, Agimit, Ibrahim
Rugovës dhe shumë të tjerëve.
Aty ku ti fillove, ne nuk patëm kapacitet ta vazhdojmë.
Sidoqoftë, të kaluarën e lavdishme, do ta kujtojmë përherē.E sa i pērket tē ardhmës – të gjithë jemi akterë aktiv.
Rrugën tënde, do të mundohemi ta vazhdojmë me shumë punë, tolerancë, moral, ndershmëri dhe urtësi për zhvillim ekonomik e social.Unitet dhe paqe, mbi të gjitha.
Prandaj, urime festa e Zoti na ndihmoftë!