Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me datën 17.05.2023 ka shpallur konkurs përmes e-prokurimit për një “Kontraktor individual për trajtimin e dokumenteve të cilat vijnë nga pjesa veriore e Kosovës në arkivin e MASHT-it”
Kriteri kryesor që një kontraktor individual duhet të ketë që të merret me dokumentat që vijnë nga pjesa veriore në arkivën e MASHTI është që të ketë trajnime në fushën e psikologjisë dhe konferenca ndërkombëtare.
Kështu merr vesh “Gazeta Blic” nga burime të saja të afërta me Ministrinë e Arsimit.
Sipas këtyre burimeve, ky konkurs po kurdiset për të afërm të të ‘fortëve’ të VV-së.
“Po pse duhet të ketë trajnime në fushën e psikologjisë një person që vetëm duhet të pranojë dokumentat që vijnë nga pjesa veriore e vendit për në arkivën e MASHTI?”, thonë këto burime.
“Gazeta Blic” ka provuar të kontaktojë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për ta pyetur më gjerësisht se pse për një pozitë të tillë, personat që konkurojnë duhet të kenë trajnime në fushën e psikologjisë, kur puna ka të bëjë vetëm me pranimin e dokumentave, e njëjta nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.
Burimet brenda këtij institucioni(MASHTI) është informuar se numri i diplomave të pranuar për një muaj nuk arrin as nurmin 20.Nga po të njëjtat burime thuhet se pak ditë më parë për të kryer një punë të tillë është rekrutuar një ekspert dhe në konkursin e shpallur tani, nga kriteret e kërkuara, kërkohet edhe një psikolog.
Puna e vetme që këta persona kryejnë është pranimi dhe mbledhja e dokumentave që më pas i dërgohen Komisionit për shqyrtim.
Dhe për një punë të tillë nuk është hapur një, por dy pozita.