Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan.
Rastin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. i cili tha se një person është goditur për vdekje nga një kamion.
Ai ka thënë se njësitë policore dhe emergjente mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas Krasniqit dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete.
“Në ora 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje. Po ashtu edhe njësitet emergjente mjekësore. Nga atje raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenur) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete”, tha Krasniqi.
Për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, policia është duke punuar në kompletim e rastit