Në fshatin Suhadoll të Graqanicës, dje në orën 08:32, policia njofton se ankuesi mashkull kosovar, drejtor i “Viva Fresh Store Logistic”, ka njoftuar se mungon një sasi e alkoolit dhe se dyshon në stafin drejtues të depos. Në bazë të kësaj janë arrestuar pesë të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Metro.
Drejtori mashkull kosovar i “Viva Fresh Store Logistic” është ankuar për mungesë të një sasie alkooli në depo, për të cilën nuk kishte të dhëna për dalje, dhe se si i njëjti ka vënë në dyshim stafin drejtues të depos.
Në lidhje me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga policia:
Fsh. Suhadoll , Graqanicë, 19.05.2023-08:32.
Ankuesi mashkull kosovar drejtor në ,,Viva Fresh Store Logistic ‘’, ka njoftuar se në depo është konstatuar mungesa e një sasie te alkoolit për të cilën nuk ekziston evidentim për dalje nga depoja dhe për këtë dyshon në stafin menaxhues të depos.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.