Këtë të enjte është publikuar rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës e cila parasheh disa shtesa të reja për deputetët e Kuvendit të Kosovës, aty specifikohen edhe kushtet e mundësitë e tjera që u takojnë
Gjatë një viti pjesëmarrje në seanca, nuk iu dëgjua zëri as edhe një herë.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, mori pjesë në votime por jo edhe në diskutime.
Ajo hyn në grupin e 24 deputetëve që nuk kanë as edhe një deklaratë në seancat e Kuvendit gjatë vitit 2022.
Sidoqoftë, kjo s’e pengon deputeten Millaku, ashtu si edhe 119 ligjvënës të tjerë, të kenë disa beneficione shtesë në bazë të rregullores së re të Kuvendit.