Gjithçka po shkon mirë për rikthimin e Lionel Messit te Barcelona.
Sipas raportimeve të fundit, La Liga i ka dhënë dritën jeshile “blaugranëve” që të vazhdojnë me planin e qëndrueshmërisë dhe argjentinasi të kthehet në shtëpinë e tij.
Skuadra e Xavit i ka ofruar Messit një kontratë dy vjeçare me vlerë 25 milionë në vit, me La Pulgën që dëshiron të kthehet në Barcelonë dhe të përfundojë karrierën atje.
Kontrata e 35-vjeçarit me Paris Saint-Germain është afër skadimit, pasi ai nuk dëshiron të vazhdojë në klubin francez, ndërsa në derë i ka trokitur edhe Al Hilal me një ofertë të artë, por Messi dëshiron të veshë blaugrana..