Policia e Kosovës njofton se sot zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së, Fehmi Hoti ka pritur në takim Timothy Leedsin, drejtor gjeneral i Programit për Asistencë Kundër terrorizmit (Antiterrorism Assistance (ATA) Program) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diskutua bashkëpunimi në mes të PK-së dhe ATA-së si dhe çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet.
“Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm falënderoi ATA-n për përkrahjen e vazhdueshme me projekte madhore për Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve me pajisje profesionale dhe në trajnime”.
“Trajnimet dhe pajisjet e ofruara nga ATA kanë ndihmuar njësitet policore në arritjen e rezultateve pozitive të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve kibernetike”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Të dy palët u zotuan për avancim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm.