Presidentja Vjosa Osmani në një deklarim për media ka folur në lidhje me betimin e kryetarëve të komunave veriore.
Ajo ka thënë se presim që të gjitha procedurat të shkojnë pa ndonjë problem dhe pa tensione. Sipas saj, zgjedhjet në veri janë mbajtur sepse ashtu kërkon Kushtetuta dhe legjislacionet në fuqi.
Osmani tha se tani më kryetarët e komunave janë të detyruar që brenda afateve të caktuara ligjore ta bëjnë betimin e tyre.
E para e shtetit shtoi tani e rëndësishme tani është që kryetarët e zgjedhur të punojnë me qytetarët që banojnë në këto katër komuna dhe t’i bindin që të gjitha projekt janë në të mirë të tyre.
“Siç e dini zgjedhjet janë mbajtur për shkak se Kushtetuta jonë dhe legjislacioni në fuqi kërkon që të mbahen zgjedhjet sa herë që një kryetar komune jep dorëheqje. Ajo që e ka krijuar këtë situatë ka qenë dorëheqja e ish kryetarëve të komunave veriore. Në këtë situatë ne kemi pasur obligime kushtetuese dhe ligjore dhe institucionet e sigurisë kanë bërë çmos që dita e zgjedhjeve të shkojë pa as një problem”.
“Tash jemi në një situatë ku përkundër përqindjes së vogël ligji nuk kërkon ndonjë përqindje të caktuar të pjesëmarrjes. Dhe kryetarët dhe të gjithë të zgjedhurit kanë detyrim që brenda afateve ligjore ta bëjnë betimin dhe të fillojnë punën e tyre”.
“Çka është me rëndësi është që të gjithë kryetarët të punojnë me qytetarët që banojnë në këto katër komuna dhe ti bindin që të gjitha projekt janë në të mirë të tyre, shërbimet administrative janë në të mirë të tyre, siguria është në të mirë të tyre. Projektet ekonomike i fuqizojnë ata, pra secili veprim është për të mirën e qytetarëve dhe jo të kundërtën, dhe ne presim që të gjitha këto procedura të shkojnë pa ndonjë problem dhe pa ndonjë tension”, tha ajo.
Ajo tha se bojkoti i zgjedhjeve nga qytetarëve serbë ka qenë pa vullnetin e tyre dhe i iniciuar nga presidentit Alksandar Vuçiqi dhe është zbatuar nga strukturat ilegale në veri, raporton EO.
“Bojkoti i qytetarëve serb atje nuk ka qenë vullnetar ka qenë bojkot i detyruar i cili është nxitur nga Vuqici në Serbi dhe është zbatuar nga strukturat e tij ilegale dhe kriminale në veri të Kosovës të cilët vazhdimisht kanë frikësuar, shantazhur dhe kërcënuar qytetarët serb në veri”, tha ajo.