Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për vjedhje në banesa dhe plagosje ndaj dy oficerëve.
Policia italiane bën me dije se arrestimi është bërë gjatë natës gjatë një grabitjeje në një banesë private që po kryente shqiptari, raportojnë mediat italiane.
Shtetasi shqiptar 35 vjeç, i pastrehë në Itali, është arrestuar nga policia pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes, në bashkëpunim me persona të tjerë të cilët janë ende të paidentifikuar, si dhe për krime të mëtejshme të rezistencës dhe plagosjes ndaj një zyrtari publik.
Gjatë ndjekjes, shqiptari u konfliktua me dy oficerët duke i plagosur të dy.
Megjithatë shqiptari u prangos dhe pasi u kontrollua, në çantën e shpinës që mbante, policët gjetën mallra të vjedhura për gjithsej 41 objekte duke përfshirë PC, stilolapsa dhe stoli ari, në vlerën e mijëra eurove si dhe sende.
Të gjitha sendet e vjedhura u janë rikthyer pronarëve legjitimë.