Erden Atiq do të jetë kryetari i parë që do të betohet, nga gjithsej 4 kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri.
Betimi i kryetarit të ri do të bëhet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi do të jetë i pranishëm në seancën që do të ketë vetëm një pikë në rendin e ditës.
“Sot në ora 11:00 bëhet dhënia e betimit. Është moment shumë i mirë për shkak se po merr formë procesi demokratik zgjedhor. Kryetari Atiq do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve për një jetë më të mirë” ka thënë ministri Krasniqi për Indeksonline.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ftesën për pjesëmarrje në këtë solemnitet e ka edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe shefi i OSBE-së