Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Qeveria Kurti është e dëmshme për vendin dhe po i shkakton pasoja serioze vendit.
Haradinaj këtë të enjte në emisionin debatues “Click” në RTV21 i numëroi pasojat që kanë ardhur nga kjo Qeveri.
“P.sh te fuqia blerëse, çdo qytetar duhet me jetu me ato që i ka edhe me çmimet që janë në treg. Ju e dini se iu është rritë çmimi i energjisë dy herë, janë rritë çmimet e shportës bazë me çka u shqehemi, e tatimit në pronë”, tha ai.
Ai tutje tha se Kosovës iu janë vjedhur edhe 100 milionë euro.
“Ju siguroj se nuk po jepi shifra të rreme. Ka humb Kosova 100 milionë, pra janë vjedh 100 milionë euro qytetarëve të vendit sepse janë mbajtë peng në kohen e inflacionit, paraja ka humbur vlerën e vetë. Qeveri që e ka varfëru ma shumë njeriun e vendit , që ia ka ulë ma shumë fuqinë blerëse të punësuarit në sektor publik e privat”, tha ai.
Haradinaj theksoi se kjo çka po bën kryeministri Kurti është logjikë e Fidel Castros.
“Logjika e Kurtit është logjikë komuniste nuk është as e majtë”, tha ai tutje.
Haradinaj: Asociacioni është dhimbje e madhe, por s’po kem kah me ja mbajt
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova nuk guxon t’i prishë marrëdhëniet me aleatët e saj për shkak të Asociacionit.
Haradinaj sonte në emisionin “Click” në RTV21 tha se “për ne Asociacioni është dhimbje e madhe”.
“Kosova në momentin që delë nga orbita e aleatëve të vet, e Amerikës së pari dhe evropianëve ju e dini çfarë rrugë merrë. Ne nuk guxojmë sot me rreziku në asnjë mënyrë përkatësinë tonë me kë jemi. Asociacioni me pasë mujtë në atë kohë mos me ndodhë ish kanë ma mirë”, u shpreh ai duke theksuar se anëtarësimi në NATO na mbulon të gjitha humbjet e tjera në proces.
Haradinaj: Asociacionin e kam dhuratë nga LDK dhe PDK, nuk e përkrahi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka thënë se sipas tij Asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka jo e mirë dhe se nuk e pëlqen dhe nuk ka për ta pëlqyer asnjëherë.
“Është e vërtetë që unë e përkrahi marrëveshjen, por Asociacionin e kam dhuratë nga LDK-ja dhe PDK-ja, janë kanë lënë vendit tim, obligim i marr. Unë nuk e pëlqejë, nuk e dua, me mujt nuk e kisha bë”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Click” të RTV21.
Haradinaj ka thënë se nuk i kupton kritikat e PDK-së dhe LDK-së ndaj marrëveshjes për shkak të Asociacionit.
“Nuk e kuptoj unë PDK-në dhe LDK-në e sotme që bëjnë ‘tallava’ kritika ndaj marrëveshjes për shkak të Asociacionit, më falni ku o problemi ju na keni lënë në derë, LDK- PDK Asociacionin Kosova e ka dhuratë nga këto dy parti, është e vërtetë historike…mos e kritikoni Asociacioni se na keni lënë në derë, por kritikone këtë zotnin qysh po e menaxhon Asociacionin që ja keni lënë ju”, ka thënë Haradinaj.