Kryetari i Nismës SocialDemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar telefonatën që ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Tutje, kryetari tha se me mbajtjen e zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës ka bërë mashtrim, ka shpenzuar para dhe ka krijuar imazh të keq për Kosovën.
“Çka ka bërë Qeveria e Kosovës me këtë, ka bërë një mashtrim, ka bërë një shpenzim të parave, ka krijuar një imazh të keq për vendin, partnerët tanë i kemi shqetësuar për një tentim, e kanë marrë e kanë kthyer në një agjend gjërat krejt të parëndësishme janë kthyer në agjend kryesore, pasi që në këshilloj situatash mund të krijohen konflikte ose tensione”, shtoi Limaj.
Nesër, kryetarët e sapozgjedhur në katër komunat veriore me shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan, dhe Leposaviq, do të duhej të bëjnë betimin si kryetar. Zgjedhjet e parakohshme lokale janë mbajtur më 23 prill, ku u bojkotuan nga Lista Serbe, si partia më e madhe me shumicë serbe.