Jurgen Klopp është pezulluar me dy ndeshje pas akuzave ndaj gjyqtarit Paul Tierney, në fitoren 4:3 të Liverpoolit ndaj Tottenhamit muajin e kaluar.
Po ashtu, Klopp është gjobitur edhe me £75,000 (86,385 euro).
“Jurgen Klopp e ka pranuar që komentet e tij sa i përket gjyqtarit të ndeshjes, gjatë intervistës për media pas ndeshjes, përbëjnë sjellje të pahijshme pasi nënkuptojnë njëanshmëri, vënë në pikëpyetje integritetin e gjyqtarit, janë personale, ofenduese dhe e sjellin lojën në përbuzje”, thuhet në një deklaratë të Federatës Angleze.
Klopp e sulmoi me fjalë Tierneyn pas fitores së Liverpoolit ndaj Tottenhamit më 30 prill, ndërsa gjyqtari anglez e ndëshkoi më pas trajnerin e “Të Kuqve” me karton të verdhë.
Suspendimi i Klopp nënkupton që ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e fundit të këtij sezoni të Liverpoolit si vendas në “Anfield Road” kundër Aston Villas.