Stresi dhe Noizy janë definitivisht ndër reperët më të përfolur të showbizit. Edhe pse prej vitesh kanë qenë në konflikt me njër-tjetrin, ata i dhanë fund armiqësisë disa-vjeçare dy vite më parë. Reperët, të cilët kanë qenë miq me njëri-tjetrin, u kthyen asokohe në armiq të përbetuar.
Ata vendosën t’i sheshonin konfliktet mes tyre duke ruajtur raporte të mira me njëri-tjetrin.
Pavarësisht kësaj, një lëvizje e papritur ka ndodhur mes tyre. Dy artistët nuk ndiqen më në Instagram. Sakaq ata kanë fshirë dhe videon e një pjesë të këngës së tyre më të re e cila pritej të publikohej shumë shpejt.
Nuk dihet ende nëse ka ndodhur ndonjë keqkuptim mes dy reperave apo e gjitha kjo ështën jë lëvizje për të tërhequr vëmendjen për projektin e tyre të ri.