Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar rritje të besueshmërisë së qytetarëve.
Ai u është referuar sondazheve, sipas të cilave, FSK-ja është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Kosovës.
“FSK shënon rritje të besueshmërisë së qytetarëve. Sipas sondazheve të publikuara nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Insitutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Forca e Sigurisë së Kosovës është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkroi Mehaj, në një postim në Facebook./Gazeta Papirus/
Postimi i plotë: