Ka disa ditë që Prevalla ka mungesë të energjisë elektrike.
Qyetetarët që jetojnë në Prevallë treguan se po u bëjnë dëm biznesëve të tyre, njofton Gazeta Papirus.
“Të shtunën është ndalur në mbrëmje nga ora 21:00, deri të dielën prapë në mbrëmje në orën e njëjte”, thotë njëri ndër pronarët e bizneseve në Prevallë.
Tutje, ai tha se edhe sot vazhdon i njëjti avaz me mungesë të energjisë elektrike “edhe mbrëmë është ndalë në të njëjtën orë,e vazhdon edhe sot”, vazhdon pronari
Megjithatë, ata kanë provuar t’i thërrasin KEDS-in për të shprehur shqehtësimin e tyre ndaj kësaj, për të mësuar më shumë rreth arsye së kësaj ndërprerje të energjisë elektrike, por që nuk kanë marrë përgjigjie.
“I kemi thirrë, por nuk na kanë treguar kur rregullohet”, përfundoi pronari i një prej bizneseve në Prevallë./GazetaPapirus/