Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Gjakovë ka raportuar se vëllau i tij është zhdukur para afro tre muajsh.
Në raportin 24-orësh thuhet se ai ka raportuar se vëllau i tij ka qenë në një vizitë dhe pas asaj vizite më nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Rasti vazhdon të jetë nën hetim.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se diku rreth tre muaj më parë, vëllai i tij ka qenë në vizitë dhe pas asaj vizite nuk dihet për vendndodhjen e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.