Të enjten në mbrëmje në ekranin e Digitalb/SuperSport do të vendoset finalja e madhe e Europa League që do të zhvillohet në 31 maj në “Puskas Arean”.
Sevilla – Juventus dhe Bayer Leverkusen – Roma do të përplasen sërish në sfidat e dyta gjysmëfinale, me synimin e njëjtë, arritjen e finales së madhe të Budapestit.
Roma e Jose Mourinhos do të synojë, të sigurojë finalen e dytë radhazi europiane, tani në kompeticionin e Europa League. “Verdhekuqtë” janë skuadra e vetme e avantazhuar në gjysmëfinale, pasi sfida e parë në “Olimpico” përfundoi në favor të tyre me rezultatin minimal1-0, por gjithccka mbetet e hapur dhe ekipi finalist do të vendoset në “Bay Arena”.
Italianët dhe Gjermanët kanë bërë një rrugëtim për t’u admiruar në Europa League. Në ccerekfinale Roma eliminoi në kohën shtesë kampionët e Holandës, Feyenoord, ndërkohë që Bayer Leverkusen kaloi pa asnjë problem surprizën e këtij sezon Royale Union Saint-Gilloise.
Roma ndodhet në një moment jo të mirë, pasi në 5 takimet e fundit në kampionat nuk ka fituar asnjë ndeshje, por në Europë italianët kanë treguar se kanë një tjetër fytyrë dhe kjo sfidë pritet që të vendosë shumë për fatin e skuadrës që do të prekë finalen e madhe, por gjithashtu edhe për të ardhmen e trajnerit Jose Mourinho.
Ndërkohw Bayer Leverkusen-it i duhet një mrekulli për të arritur finalen. Trajneri Xavi Alonso ka bërë një punë fantastike në sezonin e tij të parë me gjermanët dhe në “Bay Arena” do të tentojë përmbysjen e madhe historike kundër Romës së Jose Mourinhos.
Në “Ramos Sanchez Pizjuan” do të luhet një tjetër ndeshje e madhe. “Ekspertët” e Europa League përballë “Zonjës së Vjetër”. Sevilla pasi kaloi Man United, zhvilloi një ndeshje të mirë edhe në Torino përballë Juventusit. Spanjollët ishin shumë pranë fitores në gjysmëfinalen e parë, por sfida përfundoi në barazim pasi Gatti realizoi për Juven në minutën e 97-të. Sevilla e ka fituar 6 herë Europa League-n nga 2006 deri më tani, si asnjë ekip tjetër më parë. Spanjollët kërkojnë të arrijnë sërish në finale, për të tentuar titullin e 7 në histori.
Ndërsa Juventusi synon që të arrijë suksesin në Europa League, jo vetëm për të marrë një trofe, por dhe për të siguruar një biletë për në Champions edicionin e ardhshëm, pasi nuk ka garancinë nga kampionati, pas rrezikut për zbritje pikësh. Italianët janë të pamposhtur në Europa League këtë edicion, duke fituar 4 nga 7 ndeshjet e luajtura, ndërkohë që kanë pësuar vetëm 3 gola.