Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me deklaratën e tij, ku kishte thënë se:
“Nëse dialogu e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, është mirë t’i themi mirupafshim”.
“Pozicioni i zotëri Konjufca nuk e lejon me bë blofe të tilla. Paralajmërimi për tërheqje mund të jetë i dëmshëm. Për ndërkombëtarë mund të jetë kërcënim”, tha ai.
Por Haziri thotë se Kurti ka ndryshuar dhe se nuk beson që ai do të bëjë akrobacione në negociata.
“Por Kurti ka ndryshuar. Si nata me ditën. Nuk është më Kurti opozitar, por tani qeveritar i rrethuar nga pushteti. Kjo duket se po i pëlqen. Ka kaluar nga trotuaret në xhipa të zi. Është shkëputur nga qytetarët”, përfundoi ai.