Në videot e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve së shpejti do të jehojë melodia identifikuese.
Për kompozimin e saj, KQZ-ja ka shpallur konkurs, ku ka publikuar edhe tekstin që do të interpretohet me instrumentet muzikore.
Në shpallje thuhet se melodia do të jetë një lloj himni që do t’i identifikojë.
Megjithatë, kjo nismë po i duket e habitshme një ish-kryeshefi të këtij institucioni, që shpreh pasiguri nëse kjo parashihet edhe me Kushtetutë.