Deputetja Jeta Statovci ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet në OSHP, sa i përket tenderit për rregullimin e rrugës A.
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Trasnfere, Statovci ka thënë se ky tender prej 8.5 milionë eurosh iu dha një kompanie, pronari i së cilës ishte dënuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.
Madje, sipas Statovcit, Gjykata e Apelit ia ka ndaluar të njëjtit të marrë pjesë në prokurime publike deri më 2028.
“Kultura e zhvatjes së parasë publike, ikjes nga përgjegjësitë ligjore, favorizimi i kompanive të caktuara që kanë lidhje politike, anipse zyrtarëve të tyre ju janë shqiptuar denime dhe ndalesa 10 vjeçare në proces prokurimi, duhet të marrë fund në vendin tonë” ka thënë mes të tjerash Statovci.
???????? ???? ?.? ??????ë ?????? ? ?????ë? ?ë ????????ë, ?? ??? ????ë? ?? ??????? ? ??? ????? ?ë???? ?ë? ???????? ??? ?????????? ?ë ?????????? ??????, ??? ??? ????? ? ?? ?ë ??????? ?ë ?ë ????ë ????ë ?ë ????????? ??????? ?ë? ??ë ???????ë ?? ???ç???- ???? ?ë ????.
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere shpreha shqetësimin rreth zhvillimeve të fundit në OSHP lidhur me tenderin 8.5 milionësh, tender ky për rregullimin e rrugës A në Kryeqytet, rast i cili tashmë ka aktivizuar edhe Prokurorinë e shtetit. Shqetësimet implikojnë dhe OSHP-në në trajtimin e kesaj lënde.
Kultura e zhvatjes së parasë publike, ikjes nga përgjegjësitë ligjore, favorizimi i kompanive të caktuara që kanë lidhje politike, anipse zyrtarëve të tyre ju janë shqiptuar denime dhe ndalesa 10 vjeçare në proces prokurimi, duhet të marrë fund në vendin tonë.