Policia e Budvës mbrëmë ka arrestuar shtetasen serbe me inicialet M.D. 21-vjeçare, e cila dyshohet për tentativë vrasjeje të shtetasit turk me inicialet H.B. 31-vjeçar, njoftoi sonte në mbrëmje Drejtoria e Policisë së MPB-së së Malit të Zi.
Bëhet e ditur se shtetasit turk i është dhënë ndihmë mjekësore dhe se policia ka kryer hetime.
Ndërsa e dyshuara M.D. me kallëzim penal do t’i dërgohet prokurorit kompetent.