Kolonel Taibe Canolli-Brajshori, Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore, së bashku me Kimberly Riffe atashe i DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së dhe Emin Uka Udhëheqës i Divizionit për Sigurim të cilësisë në AKSP, janë duke marr pjesë në konferencën ndërkombëtare të drejtorëve të zbatimit të ligjit, e cila është mbajtur në Denver, Colorado të SHBA-së.
Policia e Kosovës njofton se delegacioni nga Kosova në këtë konferencë katër ditore (14-17 maj) në kuadër të panelit ka prezantuar temën “Avancimi i barazisë gjinore përmes strategjive trajnuese“.
“Gjatë kësaj seance u prezentuan të arrituart e Policisë së Kosovës në fushën e trajnimeve dhe integrimit të perspektivës gjinore. Kolonel Taibe Canolli ndër të tjarat theksoi se Policia e Kosovës është “storie e suksesiit “ sa i përket integrimit të perspektivës gjinore dhe se është institucioni i parë në rajon që ka të aprovuar dokumentin strategjik, Agjenda Gjinore dhe planin e veprimit tre vjeçar, përmes të cilës sigurohet integrimi i qëndrueshëm i grave brenda organizatës policore, adaptimin e praktikave pozitive venodore dhe ndërkombetare për ngritjen e numrit të grave/vajzave, si dhe vazhdimin e fuqizimit të tyre.”, thuhet në njoftim.
Në këtë konferencë pjesëmarrëse përveç SHBA-ve ishin edhe 17 vende të tjera.
Pjesëmarrja e Kosovës u mundësua nga ICITAP-i Amerikan.
Policia tregon se IADLES është autoritet i cili përkujdeset për sigurim të standardeve ndërkombëtare të trajnimit të zbatuesve të ligjit si dhe siguron aplikimin e politikave dhe praktikave më të mira lidhur me standardet dhe trajnimet.