“VV ka përçarje të brendshme, që tri të enjte nuk ka seancë. Duke parë këto përçarje nuk besoj se kjo qeveri mund të shkojë më shumë se 5 muaj” kështu deklaroi mbrëmë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Se mund të ketë zgjedhje të reja në Kosovë po thotë edhe Drejtori Ekzekutiv i “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari.
“Paralajmrimet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në një kohë të shkurtër mendoj se janë një mundësi, por jo për shkak të problemeve të brendëshme partiake të LVV-së, por për shkak të insistimit të BE-së, për të shtyrë miratimin e statutit të asociacionit sipas versionit të parë të parqitur e që përmbanë elemente të autonomisë që tejkalon Kushtetuten e Kosovës”.
“Dështimet në fushat tjera përfshirë edhe përformancën e deputetëve në kuvend mund të jenë faktor shtytës që mund ta shtyjnë Kryeministrin Kurti të provokoj zgjedhjet e parakohshme për të mbuluar deshtimet e brendëshme me mbrojtjen e sovranitetit dhe mos themelimit të Asociacionit si shkas për dorëheqje” tha Jashari në një prononcim.
Ndërsa profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedim Spahiu tha se nuk mund të ketë zgjedhje pa përfunduar çështja me Serbinë.
“Jo nuk besoj se do të ketë zgjedhje. Nuk besoj se do të bëhen zgjedhje para se përfundojë çështja me Serbinë, qoftë marrëveshje apo luftë. Derisa të kryhet problemi me Serbinë nuk besoj se do të ketë xzgjedhje” tha profesori nga Mitrovica Nexhmedin Spahiu.
Deklaratat e deputetit Bekim Haxhiu i ka komentuar edhe deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.
Bajqinovci në një prononcim tha se, një gjë e tillë nuk qëndron sepse nuk ka përqarje brenda partisë ku ai është.