Katër persona kanë mbetur të lënduar në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë të mërkurën, në orën 16:50, pasi treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë, është akisdentuar me një veturë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për portalin rtv21.tv tha se të lënduarit janë nga vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë emergjenca dhe njësitet kompetente policore.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia iu ka bërë thirrje pjesëmarrësve në rrugë, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që të jenë vigjilentë dhe t’i respektojnë shenjat e trafikut, si dhe të kenë kujdes të shtuar.
“Kërkojmë nga të gjithë pjesmarrësit në rrugë, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë vigjilent, të resepktojnë shenjat e trafikut dhe kujdes të shtuar të paraqesin nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë hekurudhat”, tha Hoxha.