Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes së kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, transmeton Gazeta Metro.
Krasniqi akuzohet për vepra penale si ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’, dhe ‘’Konflikti i interesit’’, gjatë kohës sa shërbente si shef i KEK’ut. Pozita e tij është e pezulluar
Për refuzimine ankesës së avokatëve ka njoftuar Gjykata Supreme teksa ka kumtuar këtë refuzim.
”Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë ndaj të pandehurit N.K., të paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Në çështjen penale ndaj të pandehurit N.K., për shkak të veprave penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikti i interesit, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të pandehurit, avokatët Virtyt Ibrahimaga dhe Taulant Ferizi, në seancën e mbajtur më datë 16.05.2023, kolegji i Gjykatës Supreme vendosi për refuzimin e kësaj kërkese”, thuhet në njoftim.
Pos tjerash, Krasniqi dyshohet edhe që “e detyroi shefin e prokurimit të nënshkruaj kontratë të dëmshme”.
Krasniqi po mbahet në paraburgim për shkak të akuzave të ngritura të tij.