Një person është dërguar pa shenja jete dje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.
Policia njofton se është duke hetuar vdekjen. Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Qameria, Shtime, 10.02.2021-07:08. Raportohet se në QKMF në Shtime është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.