Një femër ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë në Skënderaj. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit dhe më pas në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rasti është raportuar si “vdekje e dyshimtë”, teksa shkaqet që çuan deri në këtë hap nuk dihen ende.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:35 në fshatin Baks.