Personat me nevoja të veçanta kanë protestuar para objektit të Qeverisë për shkak se pagesa mujore që marrin u është ulur nga 375 në 150 euro, ngase janë zhvendosur nga kategoria e parë në të dytën.
Madje ata u shprehën se do të hyjnë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Naim Hajdari, organizator i kësaj proteste tha se Qeveria po bënë dallavere me përcaktimin e shkallës së invaliditetit.
Madje sipas tij, Komisioni vlerësuar nuk u kushton rëndësi dhe i konsulton veç 30 sekonda. Ai thotë se edhe përkundër ankesave nuk janë marrë asnjëherë parasysh dhe se do të rrinë në grevë deri në realizmin e kërkesave.
“Mua më takojnë 375 euro, po krejt i marrim ka 150 euro, për shkak se Qeveria na ka bë këtë dallavere. Këtë dallavere nuk e duam. Unë edhe shoqen e kom me aftësi të kufizuara, djalin e kom në shkollë me 150 euro nuk muj me ja dal. Kur shkon në Komision 30 sekonda të mbajnë”.
“Qeveria naj nalë paret tjera, se na thonë jeni të aftë. Prej janarit 2018 i marr 150, e më takojnë 375 euro. Kemi bo ankesa, kujan nuk i intereson. Na kanë premtuar, por nuk na kanë marrë parasysh. Qeverisë i themi në grevë jemi 24 orë qetu deri ta fitojmë 375, edhe natën qetu na kanë prej sot deri kur përfundon, deri të na japin të drejtën tonë”.
Samire Gjokli nga Ferizaj, tha se e merr pensionin invalidor që nga viti 1981, dhe se ndonëse është vlerësuar si kategori e parë, i gëzon të drejtat e kategorisë së dytë.
Sipas saj, në të kaluarën ajo na kaluar për vlerësim vetëm në një Komision, kurse tash në këtë Qeveri i duhet që të vlerësohet nga dy Komisione.
“Jam e kategorisë së parë, po i marrë vetëm 150 euro. Unë e marrë pensionin prej viti 1981. Kom dal në Komision e më ka vlerësuar për kategorinë e parë edhe më shkrun në vendim nuk ka nevojë me dal Komision se kjo nuk ka shërim. E kjo Qeveri na qet çdo tri vjen në Komision”.
“Prishtina me lejon kategorinë e parë, Ferizaj ma refuzon. Krej dokumente i kom, nuk mi ka kontrolluar askush. Të punojnë me rregull, mos t’i shkelin këta njerëz me kategori të rëndë. Me 150 euro nuk ja dalim as për barna. Me 150 euro marre, këta i kanë rrogat e madhja, na i duma të drejtat e tona”.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, e cila i takoi protestuesit u premtoi se çështja do të adresohet në Komision.
Ajo madje tha se kanë marrë premtim nga Qeveria që të ndryshohet Rregullorja për këtë cështje.
“Unë nuk jam fajtore, unë jam për me ndryshuar gjendjen. Unë kam shkuar edhe do të shkojë në Qeveri. Edhe marrë premtim prej Qeverisë që do ta ndryshojnë rregulloren sa ma shpejtë. Jemi duke pritur nga Qeveria që sa ma shpjet”.
“Na e kemi thirr Qeverinë në takim, kemi thirr Sekretarin e Qeverisë, nëse ndryshon rregullore do të ndryshojë kjo çështje. Ne kemi premtim që Qeveria në kohë s amë të shkurtë do të ndryshojë këtë rregullore. Qeveria e ka marrë një person me aftësi të kufizuar me ndihmuar në këtë ndryshim”./eo/