GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ristiq: Serbia nuk merr pjesë në ngjarjet ku është Kosova

16/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme, Opinione, Rajoni
Koha e leximit:2 mins read
Ristiq: Serbia nuk merr pjesë në ngjarjet ku është Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) me temën “Arkivat dhe parandalimi i konflikteve: Mësime nga e kaluara, vizione për të ardhmen”, u kërkua bashkëpunim më i madh mes prokurorive të rajonit në trajtim dhe gjykim të krimeve të luftës. Në këtë konferencë nuk morën përfaqësues nga shteti serb, as nga ai kroat.

Gazetarja e BIRN-it, Marija Ristiq, tha se autoritetet serbe nuk marrin pjesë në ngjarjet ku janë përfaqësuesit kosovarë.

“Kjo është një nga gjërat që na tregon se si mund të ecim përpara në bashkëpunim, kur njerëzit nuk duan të ulen së bashku” – tha Ristiq në këtë konferencë.

Ristiq ka folur për ekstradimet, me ç’rast tha se në rastin e Bosnjës dhe Serbisë ka ekstradime, por kjo, sipas saj, është disi e manipuluar nga prokurorët serbë.

“Ata zgjedhin raste të cilat janë më të vogla, ku kryerësit e krimeve janë vetë ata, ndërsa rastet komplekse shmangen. Gjithashtu klasifikimi i krimeve në Serbi është shumë më i ndryshëm dhe kjo është një arsye pse viktimat nuk u besojnë institucioneve. Pse, p.sh. dikush nga Srebrenica do të pajtohej që të merrte pjesë në një gjykim ku gjykimi klasifikohet si krim lufte dhe jo si gjenocid” – tha Ristiq.

Sipas gazetares, për viktimat është shumë e rëndësishme se si emërtohen gjërat.

“Ne kemi raste, një numër shumë të madh të kryerësve të krimeve siç u tha këtu, por ku janë komandantët, ku janë njerëzit të cilët i planifikuan krimet, ku janë njerëzit të cilët i urdhëruan krimet. Në rastin e Serbisë ata janë të lirë, janë prezentë në televizion në mënyrë konstante, pra ata janë pjesë e jetës tonë publike, pra kjo luftë është dokumentuar shumë mirë dhe nuk është sekret se kush janë ata” – thotë ndër të tjera ajo.

Ajo ka përmendur edhe shembullin se si EUROPOL-i bashkëpunon me prokurorët nacionalë në nivel të BE-së.

“Ekziston një kornizë e negociatave me BE-në, pra sigurisht se ka opsione se si të realizohet kjo. Pse nuk po ndodh, sepse nuk ka vullnet politik dhe besoj se nuk ka vullnet politik pasi që thjesht njerëzit që ishin pjesë e ngjarjeve të viteve ‘90, janë në një apo mënyrën tjetër pjesë – nuk do të thosha e qeverisë së tanishme, por e elitës e cila i merr vendimet apo mund të ndikojë në marrjen e vendimeve në nivel vendi”, ka thënë Ristiq.

Në fund ajo ka shtuar se këta persona janë shumë të fuqishëm në policinë e shtetit, në ushtri, edhe njerëzit e pensionuar janë shumë të fuqishëm sepse kanë informacione për njerëzit e tjerë, pra sipas saj, ekziston një kod i heshtjes në nivelin më të lartë të shtetit, jo vetëm në Serbi, por edhe në vendet e tjera të rajonit.

“Serbia sigurisht është shembulli i parë, sepse ka udhëhequr shumicën e luftërave në ish-Jugosllavi, por do të thosha se ky është një problem në tërë rajonin”  – përfundon ajo.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998 – 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 persona, 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civilë.

Edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1.600 personave të pagjetur.

Tags: arkivat dhe parandalimi i konfliktevekosovaKroaciarrjeti ballkanik per gazetari hulumtueseserbia
ShareTweetShare
Previous Post

Hungaria ‘bllokon’ BE-në, nuk aprovon këstin e ndihmës për Ukrainën

Next Post

Arrestohen tre të dyshuar për veprën “rrëmbim në tentativë” në Fushë Kosovë

Next Post
Arrestohen tre të dyshuar për veprën “rrëmbim në tentativë” në Fushë Kosovë

Arrestohen tre të dyshuar për veprën “rrëmbim në tentativë” në Fushë Kosovë

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.