“Dorëheqje, sillni një ministër, një ekip, i cili është profesionalisht tejet i ngritur, në të cilin debati me Blerim Isufajn nuk do të ekzistonte sepse ambicia do të ishte më e lartë. Pra nuk kemi ambicie me sjellë një prokuror për qejfi të Albin Kurtit, duhet me sjellë një prokuror që kryen punë”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus“.
“Nëse ti e ke shkruar ligjin për KPK-në dhe i ke marrë dy opinione të Venecias duke t’i theksuar disa të meta serioze”, ka thënë ai duke shtuar se kryeministri Kurti ka dhënë “shenja të qarta” se e ka qëllim të kontrollojë sistemin e drejtësisë.
“Kjo nuk është reforma për të cilat i ka marrë votat Albin Kurti. Albin Kurti nuk është votuar nga qytetarët e Kosovës për me kap sistemin prokurorial, as gjyqësor, e asnjërin prej tyre”, ka deklaruar Hoxha.
Hoxha është shprehur se duhet të bëhen reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK).