Dy persona u vranë në një shpërthim në qytetin verior të Spanjës, Orio, njoftoi agjencia spanjolle e lajmeve EFE, duke cituar departamentin rajonal të sigurisë.
Trupi i gruas u gjet në stol, ndërsa i burrit ishte shtrirë në tokë. Nga hetimet e para bëhet me dije se një paketë e mbajtur nga njëri prej të ndjerit mund të ketë shpërthyer, kanë bërë të ditur burimet policore. Specialistët e hetimit nga Ertzaintza kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, i cili është i rrethuar, duke kërkuar pista që do t’i ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
“Ne erdhëm në këtë tubim të pikëlluar përballë një ngjarjeje tragjike që ndodhi pasditen e sotme në Orio me dy persona të vrarë si pasojë e dhunës seksiste”, tha Lehendakari, i cili shprehu “solidaritetin me familjet dhe të afërmit”.