Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, në Mitrovicë.
“Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, janë realizuar edhe kontrolle në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar materiale të nevojshme lidhur me veprën penale grabitje. Gjatë kontrollit në tri lokacione është gjetur dhe është konfiskuar edhe substancë e dyshuar narkotike”, është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.
Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të rastit, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.