Të jesh në një atmosferë impozante në palestrën e sportit “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, gjatë dielës që e lamë pas, padyshim se ka qenë shumë emocionuese për burrin nga Rrësheni i Shqipërisë, të cilit vajza Adelajda tash e sa vite i luan për Dritën dhe për kombëtaren e Kosovës, po ashtu është e martuar në këtë qytet me Lorik Ilazin, trajnerin e Dritës.
“Nuk i harroj asnjë moment ato emocione që kam ndjerë në këto dy ndeshje.
Kur po luheshin ndeshjet e kisha harruar dhe as me interesonte fare rezultati i ndeshjes.
Fitorja ma e madhe ishin sportdashësit, kultura dhe entuziazmi tyre.
Shembull jo vetëm për sportin por për gjithë shoqërinë mbarë Shqiptare. Kurrë s’kam ndjerë emocione të tilla”, thotë Frani.
“Shembull për t’u marrë edhe nga sportet dhe qytetet tjera jo vetëm në Kosovë.
Me ka mbetur në mendje thirrja e tre mijë tifozëve të Gjilanit drejtuar atyre të Skenderajt: ‘Mirë se na erdhët’ dhe përgjigjja njëzëri ‘Ooooo mirë se ju gjetëm“!
Ju betohem se me kanë shkuar lotët dhe emocionohem edhe tani që po shkruaj këto rreshta. Bravoooooo Skenderaj dhe Gjilani.
Jeni treguar të magjishëm”, ka komentuar Frani.
Lorik Ilazi – majtas, Vitorja, Frani e Adelajda