Pas një aksidenti në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan kanë mbetur të lënduar 8 persona, shkruan Indeksonline.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Indeksonline tha se të gjithë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës.
Po ashtu ai tha se tre prej tyre janë lënduar më rëndë.
Disa nga të lënduarit dyshohet se janë kandidatë për deputetë të AAK-së.
“Rreth orës 20:10 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave. Me që rast lëndime kanë pësuar 8 persona, prej tyre 3 janë lënduar më rëndë. Të gjithë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor. Vendit të ngjarjes i janë paraqitur njësiti hetimor për aksidente”, tha Gashi