Përveç pagave të larta e shumë privilegjeve që iu mundëson shteti, kryeprokurorët gëzojnë një jetë mjaftë luksoze.
Bazuar në të dhënat që i kanë deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), ata posedojnë prona e para që dukshëm kanë jetë më të mirë dhe luksoze se pjesa dërrmuese e qytetarëve të shtetit më të varfër në Evropë.
Pesha e pasurisë familjare e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan Arben Kadriu, është mjaftë e madhe. Ai në APK, ka deklaruar pasuri të paluajtshme dy shtëpi , dy lokale, katër banesa , garazhe , tokë të cilat sipas deklarimit del se janë në vlerën afër gjysmë milion euro. Ai këto prona i ka deklaruar kryesisht se i ka dhurim nga babai. Po ashtu i ka të deklaruara dy vetura të tipit “BMW” njërën e ka blerë vetë deklaruesi në vlerë 34 mijë euro dhe një “BMW” tjetër në vlerë 19 mijë euro të cilën ja ka dhuruar babai. Po ashtu ai i ka të deklaruar se në vitin 2022 ka qenë përfitues i një pompe termike “Toishiba” të cilën e ka përfituar nga subvencioni i Qeverisë në vlerë 7 mijë e 990 euro. Ndërsa para kesh në banka i ka të deklaruar mbi 35 mijë euro të tij ndërsa mbi 19 mijë euro të prindit. Po ashtu e ka deklaruar edhe një kredi në vlerë 75 mijë euro.
Për nga “jeta e mirë”, nuk është keq as Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Admir Shala, ku pasuri të paluajtshme i ka të deklaruar një banesë në emër të tij në vlerë mbi 62 mijë euro, garazh 3 mijë euro, ndërsa prona të përbashkëta të deklaruara i ka një arë në vlerën 20 mijë euro , shtëpi 30 mijë euro dhe një arë 16 mijë e 500 euro. Ndërsa e vozitë veturën e 16 mijë e 500 euro të tipit “Audi”. Ndërsa i ka të deklaruara që ka kredi rreth 30 mijë euro. Paga vjetore mbi 26 mijë euro.
Më i varfëri sipas deklarimit të pasurisë në APK-së duket se është Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës Blerim Isufaj i cili përveç pasurisë së trashëguar ai nuk ka as veturë personale.
Sipas të dhënave që i ka shënuar vetë në APK del se ai i rreth 300 mijë euro pasuri të paluajtshme të trashëguara nga prindi, një veturë në vlerë 14 mijë euro të cilën e ka të përbashkët me fëmijët. Ndërsa ka rreth 32 mijë euro detyrime financiare ndaj bankave kredi.
Enis Gashi u.d i Kryeprokuror i Prokurorisë themelore Gjakovë , ai ka deklaruar se ka shumë prona mirëpo të gjitha janë në pronësi të prindit e po ashtu shumicën e pronave i ka deklaruar me zero vlerë monetare. Ndërsa para të mbajtura kesh në banka i ka deklaruar se i ka mbiu 86 mijë euro, po ashtu me para kesh nuk është keq as prindi i tij, pasi në shumë banka ai ka të deklaruara se i ka mbi 60 mijë euro.
Ismet Ujkani Kryeprokurorë në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë 45 mijë euro, truall në vlerë 20 mijë euro, objekt në vlerë 15 mijë euro, garazh 8 mijë e 500 euro dhe tokë 25 mijë euro. Po ashtu i ka të deklaruar najë veturë në vlerë afër 9 mijë euro dhe një traktor të vlerës 4 mijë e 500 euro. Para të gatshme në banë i ka deklaruar 6 mijë e 800 euro.
Kujtim Munishi kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë 100 mijë euro të trashëguar po ashtu edhe një rrugë në vlerë 15 mijë euro, ndërsa të përbashkëta i ka deklaruar se ka një banesë 80 mijë euro parking dhe depo në vlerë 7 mijë euro. Ndërsa ka të deklaruar kredi 70 mijë euro.
Shukri Jashari, kryeprokuror i Prokurorisë themelore në Ferizaj ka deklaruar se ka në pronësi të një shtëpi me vlerë 95 mijë euro , kopsht 3 mijë euro , arë në vlerë 40 mijë euro dhe ndërsa të përbashkët një banesë dhe oborr. Një veturë të tipit “Audi” në vlerë 15 mijë euro dhe kredi të mbetur edhe 1 mijë euro.