Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në Tiranë.
Erion Veliaj ka marrë fitoren me një rezultat tejet të thellë, me 54,69 përqind të votave.
Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 34,58 përqind, i ndjekur nga Arlind Qori me 4,77 përqind, Roland Bejko me 4,27 përqind, Marko Dajti me 0,97 përqind dhe Lajla Përnaska me 0,73 përqind.
Në këto zgjedhje në Tiranë ishte kandidati i pavarur Arlind Qori që ka siguruar jo pak vota.