Platforma qeveritare Superpuna, ka njoftuar se janë 6,785 vende pune të lira.
Këtë njoftim e ka bërë Agjencia e Punësimit përmes një postimi.
Derisa rreth 10 ditë më parë ka qenë ministri i Financave Hekuran Murati që ka bërë të ditur se përmes kësaj platformë janë punësuar 1,994 të rinj, mbi 51 përqind prej tyre vajza.
Superpuna është platformë që takon punëdhënësit dhe ata që janë të gatshëm për punë nga mosha 18-25 vjet.