Manchester City ka vënë një dorë tek titulli kampion dhe mund të festojë suksesin në Premier League që në takimin e kësaj jave me Chelsea-n. “Qytetarët” kanë një ndeshje më tepër për të luajtur, megjithatë kanë 4 pikë avantazh ndaj skuadrës së Mikel Artetës.
City përmbysi gjithçka në javët e fundit duke rikuperuar diferencën me Arsenalin e tashmë ka mundësinë që një javë para fundit të sigurojë trofeun e kampionit. City mund të shpallet kampion që në datën 20 maj, një ditë para se të luajnë me Chelsea, nëse Arsenali gabon ndaj Nottingham Forest.
Megjithatë, me tre ndeshje të mbetura, duket gati e paimagjinueshme që City të humbë vendin e parë.
Skuadra e Pep Guardiolës ka javën ëm të rëndësishme të sezonit, pasi jo vetëm mund të sigurojë titullin e radhës, porn ë mesjavë kërkon finalen e Champions League, ndaj Real Madrid, pas ndeshjes së parë që mbaroi në barazim 1-1.
Manchester City do të festojë titullin e tetë kampion në histori, e të tretin radhazi, ndërkohë që Pep Guardiola do të koleksionojë të pestën medalje si kampion i Anglisë.